Superliga shqiptare e futbollit nisi javën e 25-të. Kjo e dielë sportive nuk ishte e zakonshme në Kukës, pasi tifozët u futën në fushë, ndërprenë ndeshjen dhe goditen një polic, para se të merrej vendimi për zbrazjen e stadiumit.

Ishte minuta e 65-të kur Agim Zeka shënoi golin e dytë për Erzenin, gol që i dha epërsinë shijakasve 1-2 përballë vendasve të Kukësit.

Me sfidën që vlente për zonën e ftohtë dhe pikët aq shumë të domosdoshme, tifozët u bënë protagonistë dhe u futën në fushë.

Ndërhyrja e sigurisë dhe policisë shmangu më të keqen, teksa dueli më pas vijoi me stadiumin e boshatisur pas një ndërprerje për afro 20 minuta.

Në fund ishte Erzeni që fitoi 1-2 me gola të Kahrimanovic dhe Zekës në pjesën e dytë, duke përmbysur golin e Salamit në të 30 minutë.

 

 

Kaos në futbollin shqiptar: Tifozët e Kukësit futen në fushë dhe godasin policin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version