Lamine Yamal ka qenë provokues gjatë dhe pas lojës, së paku në sy të tifozëve të Real Madridit.

Barcelona turpëroi Los Blancos në Santiago Bernabeu, duke i mposhtur 4-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Yamal me të shënuar golin e tretë, bëri me shenjë nga tifozët madrilenë që të qetësohen, pasi ai ishte “mbreti” në stadiumin e tyre.

Pas ndeshjes, ai ka thënë se janë duke shkuar për ta fituar La Ligën këtë sezon.

“Dua të them vetëm: Rroftë Barca”, ishte fillimisht fjalimi i tij.

Më pas ai shtoi: “Le të shkojmë dhe ta fitojmë La Ligan, do të shkojmë tani për të”.

Kujtojmë se Yamal u bëp golashënuesi më i ri në El Clasico.

Kamerat kapën provokimin që ua bëri Yamal tifozëve të Real Madridit gjatë dhe pas ndeshjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version