Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin Mikel Merino të Real Sociedadit dhe mbrojtësin Reinildo të Atletico Madridit, si prioritet për transferime gjatë verës.

“Zonja e vjetër” pritet të ketë prioritet mesfushën pasi ka humbur Paul Pogban dhe Nicolo Fagiolin, të dy me suspendime afatgjate.

Mesfushori francez së fundmi është dënuar me katër vjet mos lojë shkaku i dopingut.

Ai nuk do të mund të luajë deri në vitin 2027, por ka konfirmuar se do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Juventusi kishte shprehur interesim edhe për Thomas Parteyn e Arsenalit dhe Pierre-Emile Hojbjergun e Tottenhamit.

Mirëpo “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Juventusi ka zgjeruar kërkimet dhe është duke menduar për mesfushorin Merino të Sociedadit.

27-vjeçari është te klubi spanjoll që prej vitit 2018 dhe ka realizuar 55 gola në 232 paraqitje.

Juventusi në La Liga kërkon zëvendësuesin e Pogbas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version