Juventusi nuk po ndjek vetëm Jonathan Davidin, por edhe shokun e tij të skuadrës në Lille, Edon Zhegrovën, sipas thashethemeve të fundit në shtypin italian.
Bianconerët janë të etur për të nënshkruar me një sulmues të ri për shkak të mungesës së opsioneve të tyre në fazën ofansive.
Dushan Vlahovic ka luajtur pa ndërprerje ndërsa Arkadiuz Milik ka disa muaj që po lufton me një lëndim në gju dhe nuk do të kthehet para janarit.
Përpos që Bianconerët i janë bashkuar listës së klubeve që po e kërkojnë Davidin, Tuttosport (përmes IlBianconero) pretendon se Bianconerët janë gjithashtu të interesuar për shokun e skuadrës së tij, Zhegrova.
25-vjeçari që mbron ngjyrat e Kosovës, e i cili aktivizohet në Ligue 1 që nga janari i vitit 2022, ka kontratë me klubin Lille deri në qershor 2026.
Zhegrova është një sulmues krahu i majtë që i pëlqen të sulmojë nga krahu i djathtë. Këtë sezon, ai ka kontribuar me shtatë gola dhe një asist në 15 paraqitje në të gjitha garat.
Lille është gjithashtu kundërshtari i radhës i Juves në Champions League. Skuadra franceze do të presë lojtarët e Thiago Mottas të martën, kështu që kjo mund të jetë një mundësi për Cristiano Giuntoli që të vëzhgojë Zhegrovën dhe Davidin nga afër dhe ndoshta të pyesë për disponueshmërinë e tyre
Juventusi në “gjah” për Zhegrovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.