Juventusi është i vendosur për ta transferuar Edon Zhegrovën, i cili shihet si njëri prej anësorëve më elektrizues në Francë.

“Bianconeri” tashmë janë “familjarizuar” me shkathtësitë e 26-vjecarit pasi u përballën me Lillen në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Zhegrova madje kontribuoi në golin e Jonathan David (një tjetër objektiv i Bardhezinjve) me një lëvizje brilante.

Sidoqoftë, ylli kosovar s’ka qenë në gjendje të luajë që nga dhjetori për shkak të një lëndimi.

Sipas mediave italiane, pa marrë parasysh kësaj, Napoli dhe Juventusi nuk e kanë zbehur interesimin për “Messin e Kosovës”.

Zhegrova shihet si zëvendësues ideal i Francisco Conceicaos pasi të dy kanë aftësi të ngjashme sulmuese.

Përfaqësuesi portugez është aktualisht i huazuar në Torino nga Porto dhe Juventusi nuk e ka opsionin e blerjes së tij.

Mirëpo, “Zonja e Vjetër” ndërkohë është duke punuar në këtë drejtim pasi po diskuton me menaxherin e tij, Jorge Mendes për ta gjetur një marrëveshje të re me “Dragao”.

Nëse fokusohen tek pista Zhegrova, torinezët mund ta bëjnë atë të vetin për 25 milionë euro.

Edoni ka kontratë me Lillen deri në qershorin e vitit 2026, ndërsa klubi francez e ka ndërmend ta shesë lojtarin gjatë verës pasi ai s’ka pranuar ta vazhdojë kontratën./Express

Juventusi ia mësyn Zhegrovës, e sheh si zëvendësues ideal të Conceicaos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version