
Pasi lojtari u shpreh i gatshëm të largohej nga kuqezinjtë, Milani dhe Juventusi kanë gjetur akordin për transferimin e mbrojtësit francez Kalulu.
Bardhezinjtë e drejtuar tashmë nga Thiago Motta po synojnë të forcojnë mbrojtjen dhe tashmë janë shumë afër transferimit të lojtarit të Milanit.
Dy klubet kanë rënë dakord për transferimin e lojtarin, ku bardhezinjtë do të kenë të drejtën për blerje për 14 milionë euro, ndërsa Milani do të mbaje 10% të rishitjes së lojtarit.
Ndërkohë, kuqezinjtë kanë realizuar dy afrime në mbrojtje, Pavloviç dhe Emerson Royal./a2
Juventusi i rrëmben Milanit mbrojtësin francez / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.