Liverpool fitoi 5-2 kundër Norwich për raundin e 1/16 të FA Cup, duke kaluar më tej në turin e radhës.

Ky ishte dueli i parë në “Anfield” për Jurgen Klopp, trajnerin e të kuqve që vetëm pak ditë më parë njoftoi se do largohej në fundin e sezonit pas nëntë vitesh në stolin e Liverpool.

Klopp është një nga personazhet më të dashur mes tifozëve të Liverpool dhe ata i dhuruan një pritje prekëse pas njoftimit. Stadiumi i mbushur plot i Liverpoolit kishte brohoritma për të, ndërsa i gjithë “Anfield” ishte plot me pankarta, shaje dhe flamuj me emrin dhe fytyrën e Klopp. Gjermani dukej i prekur, ndërsa u mundua t’i fshihet lotët.

 

Ndërkohë dueli foli për vendasit, që shënuan me Jones, Nunez, Diego Jota, van Dijk dhe Gravenberch.

Jurgen Klopp pothuajse mes lotëve, Anfield përshëndeti gjermanin që njoftoi largimin për fundin e sezonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version