Jose Mourinho më herët kishte zbuluar dy oferta që do të shkaktonin rrëmujë të madhe në futboll.

Mourinho aktualisht është në krye të skuadrës të Fenerbahçes.

61-vjeçari kaloi në Turqi, pasi kishte kaluar periudha të ndryshme në Chelsea, Real Madrid, Manchester United, Tottenham e Inter.

Mirëpo, gjatë tërë karrierës së tij menaxheriale, Mourinho asnjëherë nuk e ka menaxhuar një kombëtare.

Por, ai më herët ka pasur oferta të ndryshme për të drejtuar kombëtare.

Trajneri portugez ka zbuluar më herët se në karrierën e tij ka refuzuar ofertën e Portugalisë dhe Anglisë.

“Oferta e parë ishte shumë e vështirë për t’u refuzuar, sepse ishte Portugalia, vendi im i lindjes”, tha ai në podcastin e udhëhequr nga Rio Ferdinand.

Derisa ishte te Chelsea, ai mori ofertën nga Anglia.

“Të gjithë lojtarët anglezë e Chelseat më thonin eja boss eja, po ashtu edhe lojtarët e klubeve të tjera angleze po i thonin të ma mbushnin mendjen. Mirëpo gruaja ime më mbushi mendjen të mos ta marrë këtë ofertë”, tha ai.

Ai tregoi arsyet pse nuk vendosi të marrë një drejtim të një kombëtareje.

“Nuk mund të presë çdo dy vite për një kompeticion të madh. Nuk mund të kalojë dy vite duke luajtur ndaj Kazakistanit dhe San Marinos”, shtoi Mourinho./Express

Jose Mourinho zbulon dy ofertat që i ka refuzuar, që mund ta ndryshonin futbollin përgjithmonë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version