Jose Mourinho është një nga emrat në listën e ngushtë për një nga postet më prestigjioze në futbollin botëror.
Trajneri portugez ka pasur një karrierë legjendare, duke drejtuar disa nga klubet më të mëdha në Evropë.
Ai u bë i njohur te Porto, ku fitoi Ligën e Kampionëve, përpara se të kalonte te Chelsea në Angli.
Mourinho fitoi dy tituj të Premier League në periudhën e tij të parë me londinezët dhe një tjetër gjatë kthimit të tij të dytë.
Ai gjithashtu ka korrur suksese në Itali dhe Spanjë, duke fituar kampionatet me Inter Milan dhe Real Madrid. Me Interin, ai arriti të triumfonte edhe në Champions League.
Megjithatë, deri më tani, ish-trajneri i Manchester United dhe Tottenham nuk ka drejtuar asnjë kombëtare. Por kjo mund të ndryshojë.
Sipas raportimeve të Globo, Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) po shqyrton mundësinë për ta emëruar Mourinhon si trajnerin e ri të Brazilit.
Në listën e kandidatëve për këtë post përfshihen gjithashtu Carlo Ancelotti, Jorge Jesus dhe Abel Ferreira.
Duke qenë se Mourinho flet portugalisht, puna te Brazili mund të jetë një përshtatje ideale për të. Aktualisht, 62-vjeçari është në krye të Fenerbahçes, pas emërimit të tij verën e kaluar.
Pas largimit të tij nga AS Roma, ish-mesfushori Steve Sidwell, i cili u transferua te Chelsea nga Mourinho, tha se ish-trajneri i tij mund të kalojë në menaxhimin e ekipeve kombëtare.
“Po flitet shumë për një rol kombëtar, për të drejtuar një kombëtare,” tha Sidwell.
“Mendoj se ai ende e ka urinë dhe pasionin, dëshirën për më shumë trofe. Ai është një fitues i lindur, por mund ta shoh duke kaluar në drejtimin e një ekipi kombëtar.”
“Jam i sigurt që ka oferta, por mendoj se mund të provojë diçka të re. Nuk është më i ri, ndaj besoj se mund të shkojë në atë drejtim.”/Express
Jose Mourinho në top listë për të marrë drejtimin e Brazilit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.