Spanja arriti të shkonte në finalen e Europianit pas përmbysjes kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.
Lamine Yamal hyri në historinë e Europianit, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion të tij, në moshën 16 vjeçare e 362 ditë.
Gjithsesi ky nuk ishte rekordi i vetëm në mbrëmjen e zjarrtë të së martës, pasi dhe ekipi “La Roja” vendosi një të tillë.
Spanja u bë skuadra e parë në historinë e një Evropiani, që arrin 6 fitore radhazi në këtë kompeticion, e cila nuk është arritur kurrë nga askush tjetër.
Jo vetëm goli i Yamal, Spanja vendos një tjetër rekord historik pas fitores me Francën në gjysmëfinale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.