Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Muharrem Jashari, ka thënë se gjyqtari ka gabuar në rastin kur e ka ndëshkuar me karton të kuq.

Jashari shënoi golin e fitores, por u largua nga ndeshja në minutën e 45-të, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.

Sipas Jasharit, ndërhyrja e tij nuk ishte për karton të kuq.

“Jam i lumtur për golin dhe për fitoren. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët për shkak se patën një barrë më të madhe pasi që unë nuk isha në pjesën e dytë. Kryesore ishte fitorja dhe i falënderoj të gjithë. Janë emocionet dhe atmosfera por për mua nuk ishte karton i kuq. Dua ta shikoj përsëri, por nuk mendoj se ishte karton i kuq”, ka thënë Jashari.

Jashari: Jam i lumtur për golin, nuk mendoj se ishte karton i kuq / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version