Cristiano Ronaldo, si rrallë ndonjëherë u bë protagonist i sfidës së zhvilluar ndaj Turqisë, jo duke realizuar gol, por duke dhënë assist.

Në përfundim të sfidës, Cristiano Ronaldo u shpreh se ishte majft i lumtur për kualifikimin e skuadrës.

“Vendi i parë, jam krenar për këtë skuadër. Jemi Portugalia!”, ka deklaruar ai.

Ish “ylli” madrilen zhvilloi një paraqitje pozitive gjatë gjithë sfidës në Dortmund.

Në pjesën e dytë, pas një pasimi të gjatë ai u gjend i vetëm përballë portierit Bayindir, por kur të gjithë prisnin që CR7 të tentonte portën, ai pa krejtësisht të lirë Bruno Fernandezin dhe i dha pasimin për golin e tretë, që fiksoi edhe shifrat përfundimtare në 3-0.

Një sukses i dytë në dy ndeshje në grup, që bëri që Portugalia të kaulifikohet për në fazën tjetër, me një ndeshje ende për t’u zhvilluar.

“Jam krenar për këtë skuadër, jemi Portugalia”, Rondalo gëzohet për kualifikimin e Portugalisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version