Ylli i rrjeteve sociale, Jake Paul e mposhti boksierin legjendar, Mike Tyson me vendim unanim të gjyqtarëve mbrëmë në “AT&T Stadium” në Arlington, Texas, në njërin prej meçeve më të pazakontë në histori të sportit.

Të tre referët e vendosën meçin në favor të Paul, duke i dhënë avantazh në pikë: 80-72, 79-73 and 79-73.

Fitorja e përmirëson rekordin profesional të Paul në 11 fitore e 1 humbje, kurse Tyson tash bie në 50-7.

Tyson e nisi në mënyrë agresive meçin, por me kalimin e raundeve u tregua i pafuqishëm dhe i parrezikshëm, me goditje të lehta dhe jo kërcënuese për yllin e Youtube, i cili iu fut boksit profesionist në vitin 2020.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tuson, u pyet nëse ky do të ishte meçi i fundit për të, ndërsa insistoi se nuk ka marrë fund ende asgjë, duke paralajmëruar meçe të reja pasi humbi nga boksieri shumë më i ri dhe shumë më energjik.

Jake Paul e mposhti legjendën Mike Tyson me vendim unanim të gjyqtarëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version