Mattia Zaccagni ishte heroi i italianëve kur në minutën e tetë shtesë realizoi gol për ta lënë Kroacinë jashtë Evropianit.
Me një goditje të fuqishme mposhti portierin Livakoviq, duke shuar shpresat për kroatët, të cilët ishin shumë afër që të kalonin në 1/8 e finales.
Po zhvillohej minuta e 55 kur Luka Modriq realizoi golin që u dha shpresë kroatëve për kalim tutje, sepse kishin katër pikë dhe pozicionoheshin në pozitën e dytë, por këtë shpresë ua shkatërroi Zaccagni në fund të takimit.
Me këtë barazim Italia tubon katër pikë në vendin e dytë, teksa Kroacia mbyll evropianin me vetëm dy pikë.
Grupi B i përbërë nga Spanja, Italia dhe Kroacia në Evropianin e sivjetmë ishte Grupi i Vdekjes.
Italia lë Kroacinë jashtë Evropianit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.