Imane Khelif nga Algjeria mposhti kinezen Jang Liu, duke fituar medaljen e artë olimpike në boks për femra. Khelif ka qenë në qendër të polemikave rreth gjinisë, pasi prej startit të Olimpiadës është cilësuar biologjikisht mashkull.
25-vjeçarja u lejua të merrte pjesë në Paris 2024 pavarësisht se u përjashtua nga Shoqata Botërore e Boksit për Botërorin 2023 për shkak se nuk kaloi testin e gjinisë.
Khelif triumfoi pas vendimit unanim të gjyqtarëve, të cilët i dhanë fitoren në të tre raundet e zhvilluar.
Ishte në qendër të polemikave, Khelif shpallet kampione olimpike në boks për femra / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.