Edon Zhegrova ka qenë i nominuar për futbollistin e vitit në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Sulmuesi kosovar ka pasur një vit fantastik me skuadrën franceze dhe ishte në garë për çmimin ‘Futbollisti i Vitit’.
Megjithatë këtë çmim e ka fituar Kylian Mbappe, një nga futbollistët më të mirë në botë.
Por për Zhegrovën padyshim që është një arritje e madhe të jetë në këtë garë së bashku me emra të mëdhenj si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele apo Pierre Emerick Aubameyang.
Gjithsesi mos fitimi i këtij çmimi nuk e ka demotivuar yllin dardan, pasi ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se është i lumtur që ka qenë i nominuar dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe.
“Shumë i lumtur që jam nominuar për lojtarin më të mirë në Francë. I falënderoj të gjithëve që më kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit. Le ta mbyllim sezonin me një fitore të dielën”, ka shkruar Zhegrova.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.
View this post on InstagramA post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10)
Ishte në garë me Mbappen për më të mirin e vitit, Zhegrova falënderon të gjithë për mbështetjen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.