Arijanet Muric ishte më i miri i ndeshjes në fitoren ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, duke bëri disa pritje të mëdha.
Ai ka folur pas kësaj fitoreje, duke i dhënë merita të mëdha bashkëlojtarëve.
“Ishte lojë e mirë. Kemi luftuar së bashku. Kemi fituar duelet dhe kemi luajtur mirë. Ishte vështirë, por ishte fitore e merituar”.
“Mendoj se i kemi merituar tri pikët. Nëse bëjmë gjërat e duhura, sërish e sërish, do të arrijmë ku duam. Jemi përmirësuar shumë”, deklaroi Aro Muric.
Kosova ka marr 12 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa një ndeshje mbetet për tu vendosur nga organet e UEFA-s.
Ishte fantastik me pritjet e tij, Aro Muric pas fitores: E merituam, jemi përmirësuar shumë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.