Mbrojtësi shqiptar, Mario Mitaj ka bërë një debutim fantastik dje në Kupën e Arabisë Saudite për ekipin e tij të ri, Al Ittihad.

Al Ittihad fitoi 3-0 ndaj Al Ain, duke kaluar tutje në Kupën e Arabisë Saudite, me Mitajn që bëri gjithçka mirë në fushë.

Ish futbollisti i njohur arab, tashmë analisti, Khaled Al-Shenif ka thurrur lavde për futbollistin shqiptar, duke thënë se ai do bëhet nga më të mirët të huaj në Arabi, pasi sipas tij është i kompletuar.

“Mario Mitaj është një lojtar i kompletuar dhe në të ardhmen do të jetë një nga të huajt më të mirë në futbollin saudit”, tha Khaled Al-Shenif në KSA Sport.

Ish futbollisti arab: Mario Mitaj është lojtar i kompletuar, do jetë një nga më të mirët në Arabi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version