Interi ka mposhtur Empolin me rezultat 2 me 0 për të vazhduar sigurt drejt titullit në Serie A, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Me fitoren e së hënës, Interi është 14 pikë larg vendit të dytë kur janë zhvilluar 30 ndeshje në ligën italiane.
Golat për Interin i kanë realizuar Di Marco dhe Alexis Sanchez.
Me këtë fitore Interi tani i ka 79 pikë, ndërkaq Milani që mposhti Fiorentinën gjatë kësaj jave, tubon 65 pikë në pozitën e dytë.
Interi vazhdon sigurt drejt titullit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.