Interi ka mposhtur Milanin me rezultat 2 me 1 për t’u shpallur kampion në Serie A.

Fitorja në derbin e qytetit do të konfirmonte edhe matematikisht suksesin e “zikaltërve” në ligën italiane.

Golin e parë për Interin e realizoi Acerbi në minutën e 18, ndërkaq Marcus Thuram dyfishoi epërsinë në minutën e 49.

Në minutën e 80 mbrojtësi anglez Tomori ngushtoi epërsinë në 2 me 1.

Krejt në fund të takimit kishte përleshje mes lojtarëve dhe me karton të kuq u ndëshkuan Theo Fernandez dhe Calabria të Milanit dhe Dumfries nga Interi.

Me këtë fitore Interi tubon 86 pikë ndërkaq Milani mbetet në pozitën e dytë me 69 pikë.

Interi shpallet kampion me fitoren ndaj Milanit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version