Inter Milan raportohet se po ndjek Anthony Martial dhe Armando Broja, por një ardhje e re në janar varet nga largimi i Alexis Sanchez.
Në këtë rast, Interi do t’i drejtohej merkatos për të marrë një zëvendësues të përshtatshëm. Megjithatë, raportohet se mungesa e fondeve mund të pengojë përpjekjet e tyre.
Nerazzurrët aktualisht po monitorojnë dy profile.
I pari është Anthony Martial i cili ka pasur vështirësi për minutazhën dhe golat këtë sezon te Manchester United.
Por siç vë në dukje burimi, Fenerbahce ka bërë njëfarë progresi në misionin e tyre për të nënshkruar me francezin 28-vjeçar.
Opsioni tjetër për Beneamata është sulmuesi 22-vjeçar i Chelseat, Armando Broja.
Kontrata e shqiptarit me blutë është deri në vitin 2028. Ndaj Interi do të kërkonte ta nënshkruante në formë huazimi.
Interi pas Armando Brojës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.