Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka pranuar propozimin e klubit për ta nënshkruar kontratën e re.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, mes Interit dhe Lautaros kanë mbetur të diskutohen vetëm çështjet e shtesave, pasi pjesa fikse e kontratës tashmë është pranuar.
Kontrata e re e Lautaros do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2029, teksa nuk është bërë e ditur paga e tij.
Latuaro Martinez është shpallur sulmuesi me më së shumti gola të shënuar në sezon, plot 29 sosh.
Interi “blindon” Lautaron me kontratën e re / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.