Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është rrëzuar teksa ka bërë përpjekje që të tregonte aftësitë e tij në kontrollin e topit të futbollit.
Ai në kohët e fundit është përpjekur t’i shpërfaqë edhe aftësitë e tij sportive e akrobatike në videot që po i publikon vazhdimisht.
Përveç ngjitjeve në mal, së fundmi Meta erdhi në versionin “futbollist”.
I ftuar në Klan të hënën, kryetari i Partisë së Lirisë u shfaq duke bërë zhonglime me top. Por nuk shkoi si duhet pasi papritur ai u rrëzua në mes të studios.
@rtvklanofficial 1 me 0 për Metën, ndodh e papritura në studion e #Kampionët rrëzohet Iliri Kampionët në ekranin kampion! @marina_vjollca @klansport Për të mësuar gjithçka rreth kampionatit europian në kohë reale vizitoni faqen tvklan.al/euro2024 #Kampionët #TvKlan #KlanSport #Euro2024 #MarinaVjollca #Germany #Albania #Kombetarja #KuqEZi #rtvklan #Euro ♬ original sound – RTV KLAN
Ilir Metës i humb kontrolli duke zhongluar me top në emision / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.