Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic po nxitojnë të zgjedhin drejtorin e ri sportiv të Milan. Në javët e fundit ata kanë takuar 3 kandidatët potencialë, Andrea Berta (prej 2013 te Atletico Madrid), Fabio Paratici (9 tituj te Juventus) dhe Igli Tare (2009-2023 te Lazio) që në orët e fundit ka fituar terren ndaj dy të parëve për marrjen e detyrës që për koincidencë pritet ta veshë sërish kuqezi (pas karrierës si futbollist me Shqipërinë).

Berta është në kontakt me Arsenal dhe pritet që sezonin e ardhshëm të ulet në “Emirates” duke e lënë Milan-in në pozicionin e shikuesit. Në këto kushte Cardinale dhe Ibrahimovic po vlerësojnë Igli Taren dhe eksperiencën 15 vjecare që shqiptari ka si Drejtor Sportiv te Lazio.

Tare e njeh Serie A, ka punuar në një ambjent aspaka të qetë si i ai Lazio-s së Lotito-s dhe është gati të kthehet në punë pas dy vitesh pushim.

Mgjs ka humbur terren, Fabio Paratici mbeti një kandidat i nivelit të lartë dhe kontaktet e para te Milan i kishte vite më parë në Epokën Elliott. Eksperienca unike për sukseset te Juventus u mbyll keq për shkak të penalitetit 30 mujor pas hetimit të Juventus: megjithatë mund të kthehet në punë nga 20 Korriku.

Tani zgjedhja i përket binomit Cardinale-Ibrahimovic që kërkojnë një Drejtor Sportiv me eksperiencë dhe që e njeh mirë Italinë.

Igli Tare, favorit për rolin e drejtorit sportiv të Milanit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version