Ish-ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se Bayern Munichu është skuadra për të cilën ka pasur dëshirë të luajë.
“Të luash për një ekip si Bayerni nuk është gjë e keqe sepse për mua, Bayerni është njëra prej pesë skuadrave më të mira në botë”, ka thënë 43-vjeçari në një intervistë për “Sports Illustrated” të premten.
Ibrahimovici karrierën e mbylli vitin e kaluar te Milani.
Ai e ka fituar Ligën e Evropës me Manchester Unitedin dhe Kupën e Botës për Klube me Barcelonën.
Ka fituar kampionate në Holandë, Itali, Spanjë e Francë.
Ka shënuar 62 gola në 122 paraqitje për Përfaqësuesen e Suedisë.
“Ata nuk kanë mundur që t’i plotësojnë kërkesat e mia”, ka bërë shaka Ibrahimovici për Bayernin, por më pas ka treguar se asnjëherë nuk e ka pasur një mundësi të tillë.
“Të jem i sinqertë, nuk e kam pasur kurrë mundësinë të lëvizë në atë klub. Do të ishte gjë e mirë padyshim, por fati kishte plane tjera për mua”, ka shtuar ish-sulmuesi shtatlartë.
Ibrahimovici karrierën e nisi te Malmo në Suedi, ndërsa ka luajtur edhe tek Ajaxi, Juventusi, Interi, Paris Saint-Germaini e LA Galaxy në SHBA.
Ibrahimovic zbulon “pengun” e karrierës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.