Kickboxer-i shqiptar në Gjermani, Astrit Berisha, ka fituar meçin kundër tajlandezit, Panya Mee Sue, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
30-vjeçari me prejardhje nga Koretini i Kamenicës, ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram pamjet kryesore të meçit.
Ai është shprehur se shumë njerëz e kanë parë si gabim vendimin e tij për të pranuar betejën kundër një kundërshtari që ka pothuajse 4 herë më shumë përvojë se ai.
Berisha ka thënë se e ka dëshmuar që mund të arrijë gjithçka.
“Këndvështrime nga Lufta ime. Shumë kanë menduar se ishte gabim të pranoja një betejë kundër një kundërshtari që ka pothuajse 4 herë më shumë përvojë në beteja se unë. Por mbi të gjitha, kam provuar vetes se mund të arrij gjithçka. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe trajnerit tim për ndihmën e tij”, shkroi ai.
View this post on Instagram
A post shared by The Chainsaw (@astroberishaa)
“Ia provova vetes që mund të arrij gjithçka”, kickboxer-i shqiptar mposht tajlandezin në Gjermani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.