Ishte viti 2011, Simone Farina ishte gati 30 vjeç dhe luante në ekipin Gubbio, në Serie B.

I cingëron telefoni: “T’i japim 200 mijë euro nëse kurdis lojën me Cesenën.”

Simone refuzoi, por jo vetëm kaq: e denoncoi rastin.

FIFA vendosi ta shpërblente gjatë ceremonisë së Topit të Artë dhe Cesare Prandelli, në atë kohë selektor i Italisë, e kishte ftuar simbolikisht në Kombëtare.

Në fund të kontratës me Gubbio, Simone nuk e mori më asnjë thirrje apo ofertë. Një situatë e papërshtatshme dhe e sikletshme: erdhi fundi i karrierës.

Vetëm Aston Villa vendosi të besonte në të, duke ia ofruar rolin e trajnerit të të rinjve për t’i promovuar vlerat e sportit./Express

Ia ofruan 200 mijë euro për ta kurdisur lojën, u bë hero për vendimin që e mori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version