Kombëtarja e Suedisë triumfoi bindshëm ndaj asaj të Serbisë.
Suedia fitoi ndeshjen 6-0 për t’u kualifikuar në EURO 2025 në konkurrencën e femrave, që do të mbahet në Zvicër në vitin e ardhshëm.
Në ndeshjen e mbrëmshme, golashënuese ishte edhe kapitenia, Kosovare Asllani, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 19-të.
Ajo pas ndeshjes i postoi disa foto në rrjetet sociale, ku shihej duke e festuar golin dhe fitoren, e duke shkruar ndër të tjera: “Shihemi në Zvicër më 2025”.
I shënoi gol Serbisë, Kosovare Asllani reagon në rrjetet sociale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.