Bernardo Silva nuk mund të bënte asgjë tjetër përveç të qeshte kur dëgjoi pyetjen për njërin prej elefantëve më të mëdhenj në dhomë në Portugali, shkruan BBC.

“Në kombëtare, kur jeni duke dëgjuar fjalimet para ndeshjes, i pranoni instruksionet taktike menjëherë dhe shpesh reagoni duke thënë: ‘Ronaldo, o burrë, a nuk ke tjetër mënyrë?’”, pyeti Ricardo Araujo Pereira, komediani i famshëm në Portugali, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Natyrisht se është shaka – dhe mesfushori i Manchester Cityt e mohoi se është Ronaldo ai që jep urdhra në zhveshtore – por pushteti i sulmuesit brenda zhveshtores për shumëkë në Portugali supozohet se është i vërtetë.

Ani pse pritej të pensionohej nga kombëtarja pas Botërorit të fundit, legjenda portugeze ka ndikim të madh dhe do të luajë Kampionatin e gjashtë Evropian. Ky është rekord për të.

“Jam përballur me Ronaldon kur drejtoja Evertonin në vitin 2013”, thotë menaxheri i Portugalisë, Roberto Martinez. “Për shumë lojtarë, kur trupi nisë të lëshojë, është koka që e pranon këtë fakt. Në rastin e tij, duket se është e kundërta. Trupi do t’i ndalet vetëm kur t’i thotë koka të ndalet”.

“Është e pabesueshme kur një lojtar i moshës së tij ka shprehitë dhe dëshirën e një 18-vjeçari. Ka mendësi elite dhe pa kufij. Ka qenë me kombëtaren tash e 20 vjet. Është e veçantë”, shton Martinez.

Edhe pse është 39-vjeçar, Ronaldo ka paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga kombëtarja.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, i ka thënë Martinezit se qëllimi i tij është që të arrijë 250 paraqitje për Portugalinë. Tani për tani ka 207.

Sidoqoftë, për të arritur qëllimin, Ronaldos do t’i duhet të përballet me kritikat nga fansat, të cilët besojnë se Portugalia luan më mirë pa të.

Kjo nuk është asgjë e re.

“Edhe po të mendosh ato që përfaqëson Ronaldo, nuk ka kuptim për të që të jetë i pazëvendësueshëm”, thotë Sofia Oliveira, analiste e futbollit në CNN Portugal.

“Është e vërtetë që ky tranzicion do të ishte më i lehtë sikur ta kuptonte se ky rol më nuk i përshtatet”, thotë ajo.

Ndikimi si zëvendësues

Ani pse nuk ka përfunduar në formën e përkryer fushatën e Portugalisë në kualifikuese, ka mjaftuar për Ronaldon që t’i jap fund debatit.

Nuk ndihmon as fakti se ndeshja e vetme në të cilën mungoi në kualifikuese – fitorja 9 me 0 ndaj Luksemburgut – vlerësohet si një prej më të mirave të periudhës së Martinezit.

Mirëpo trajneri spanjoll ka refuzuar të përfshihet në debatin për Ronaldon, duke insistuar se Portugalia është e gatshme të fitojë edhe pa të.

“Sinqerisht, besoj se impakti i tij do të ishte më i madh po të ishte zëvendësues”, thotë Oliveira.

Fernandes lideri i ri

Kjo ishte hera e parë që Portugalia ka fituar secilën ndeshje të kualifikuese. Portugalia realizoi 36 gola.

Mjeshtri i mesfushës së Manchester Unitedit ka treguar formë të lartë dhe bashkë me Silvan e Cityt mund t’i prijë Portugalisë.

 

I pazëvendësueshëm apo barrë? Debati i madh për Ronaldon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version