
Në politikë jo si edhe në sport. Ndonëse në sport është i pakalueshëm në fushë, mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nuk i eci njësoj edhe në politikë.
Ai ishte kandidat për deputet nga Koalicioni për Familjen, por që nuk arriti ta kalojë pragun.
Në këto zgjedhje ai mori gjithsej 1806 vota.
I pakalueshëm në fushën e futbollit, por Mavraj nuk e kalon as pragun minimal të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.