Futbollist zviceran me origjinë nga Prishtina, Granit Xhaka shënoi një gol sensacional në hapje të sezonit të ri të futbollit gjerman. Ky gol i Xhakës ka bërë bujë të madhe për faktin se jo vetëm që u shënua nga një distancë e largët, por edhe se ishte një goditje e fuqishme e cila bëri që topi të bëjë një trajektore që lë portierët të shtangur në portë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bundesliga u rikthye të premten në mbrëmje me kampionët në fuqi duke hapur sezonin kundër Borussia Monchengladbach me tifozët gjermanë të cilët patën rastin të shohin Xhakën teksa lëshon një ‘raketë’ në portën kundërshtare.
Goli i Xhakës për Bayer Leverkusenin është bërë viral në rrjetet sociale, duke e analizuar se çfarë trajektore zhvilloi topi i goditur nga 25 metra distancë.
Ish-kapiteni i Arsenalit i cili fitoi Bundesligën në sezonin e tij të parë shënoi golin e parë të sezonit me një goditje e cila bëri që topi të arrijë shpejtësi të lëvizjes prej 129 km/h. Edhe pse vetëm fillimi, ky gol po konsiderohet se mund të jetë kandidat për të qenë goli i sezonit.
/Reporteri.net/
I bëhet studim trajektores së golit sensacional të Granit Xhakës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.