Edon Zhegrova ishte edhe një herë protagonist tek ekipi i tij, Lille.

Por, për fatin e tij të keq, këtë radhë skuadrës së tij nuk i mjaftoi goli i shkëlqyeshëm që e realizoi ndaj Paris Saint-Germainit.

Lille u mposht me rezultat 1:3 në ndeshjen ku ylli kosovar e realizoi golin e parë sezonal në Ligue 1.

E sot, “Messi i Kosovës” e bëri një postim në rrjetet sociale duke e shprehur dëshpërimin për rezultatin, por ndërkohë duke i motivuar shokët e skuadrës për ta mbajtur kokën lartë për vazhdimin e sezonit.

“Nuk ishte rezultati që e donim. Por, ky ekip është special. Ne do të ‘luftojmë’ deri në fund për objektivat tanë. Faleminderit tifozëve”, shkroi Zhegrova në Instagram.

Humbi ndaj PSG-së, Zhegrova: Do të luftojmë deri në fund për objektivat tanë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version