Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar “SENSEI”, i cili portretizon jetën dhe karrierën e trajnerit, Driton “Toni” Kuka, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ambasadori Hovenier ka thënë se ky film është një histori prekëse për arritjet e mikut të tij, Driton Kuka.

Tutje ai ka thënë se përkushtimi i Kukës e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale.

“I frymëzuar nga filmi dokumentar 𝘚𝘌𝘕𝘚𝘌𝘐: 𝘋𝘳𝘪𝘵𝘰𝘯 𝘛𝘰𝘯 𝘔𝘢𝘥𝘦 𝘪𝘯 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘢, një histori prekëse e arritjeve të mikut tim Toni. Përkushtimi i tij e ka vendosur Xhudon e Kosovës në skenën globale dhe rrugëtimi i tij pasqyron qëndrueshmërinë dhe talentin e popullit të Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Hovenier për Driton Kukën: Përkushtimi i tij e ka vendosur xhudon e Kosovës në skenën globale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version