Holanda ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me golin e realizuar nga Cody Gakpo, por ka shfaqur shenja lëkundjeje në mbrojtje në disa raste.

Po zhvillohej minuta e 20 kur Gakpo i asistuar nga Xavi Simons me një goditje të fuqishme mposhti portierin rumun.

Ndërkaq, rumunët kanë rrezikuar disa herë me lojtarët Ianis Hagi dhe Denis Dragus, por goditjet e tyre kanë përfunduar në duart e portierit holandez.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e duelit Austri – Turqi.

Holanda në epërsi, por shfaq lëkundje në mbrojtje me Rumaninë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version