
Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me shifrat 2:1 në finalen e madhe të Carabao Cup.
Pak para se të mbyllet pjesa e parë, Newcastle shënoi përmes Dan Burn, për 1-0.
Edhe në pjesën e dytë, Newcastle shënoi një gol përmes Isak që ngriti epërsinë në 2-0.
Liverpooli u kthye në lojë në kohën shtesë, kur Federico Chiesa ishte i saktë për 2-1, por nuk arriti më shumë.
Minutat e mbetur nuk sollën gola të tjerë dhe Newcastle fitoi trofeun e parë pas 70 vitesh. /Reporteri.net/.
Historike: Newcastel fiton trofe pas 70 vitesh, mposht Liverpoolin dhe fiton ‘Carabao Cup’ / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.