Kombëtarja e Kosovës ka bërë përparim historik në renditjen e FIFA-s.

“Dardanët” kanë përparuar për dy pozita në ranglistën e re, e cila u publikua sot.

Ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, kalon nga vendi i 101-të për të hyrë për herë të parë në Top 100-she, respektivisht duke e zënë vendin e 99-të me 1219.82 pikë.

Përpara “Verdhekaltërve” është Bjellorusia, kurse prapa tyre Armenia.

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet e nëntorit e mposht Lituaninë me rezultat 1:0, ndërsa me Rumaninë bëri paraqitje fantastike dhe rezultati ishte i barabartë deri në minutat shtesë, 0:0, në atë ndeshjen e ndërprerë shkaku i thirrjeve raciste të rumunëve, të cilën më pas UEFA e regjistroi me rezultat zyrtar, 3:0.

Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99 në renditjen e FIFA-s / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version