Granit Xhaka është lider te Bayer Leverkusen, ku mesfushori shqiptar është i pëlqyer nga trajneri Xabi Alonso, duke fituar titullin e kampion në Bundesliga.
Bayer Leverkusen është po ashtu pranë finales së Ligës së Evropës si dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Por, historia mund të ishte ndryshe për Xhakën pasi në të kaluarën ishte shumë pranë transferimit te Roma, kur trajner ishte Jose Mourinho.
Portugezi ishte një fans i madh i mesfushorit shqiptar, ndërsa tani Xhaka e ka pranuar vetë se ishte shumë pranë Romës.
“Kam qenë shumë pranë Romës, nuk kam arsye ta fsheh. Por, bisedimet nuk u finalizua për disa detaje të vogla”.
“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk ndodhin, tani unë jam shumë i lumtur te Bayer Leverkusen”, ka thënë Xhaka.
Tutje ai u pyet se cili është kampionat më i fortë mes Ligës Premier dhe Bundesligës, pasi ka luajtur në të dyja.
“Kam luajtur para disa vitesh në Bundesligë më pas kalova në Ligën Premier, por mua nuk më pëlqen t’i krahasoj të dyja kampionatet”.
“Mendoj vetëm për të tashmen që është Bayer Leverkusen dhe për këtë ndjehem shumë i lumtur”, përfundoi Xhaka.
Historia e Xhakës me Romën e Mourinhos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.