Është hedhur shorti për fazën e Play-Off në Ligën e Kampionëve.

Shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian janë në garë për kualifikim si Galatasaray, Fenerbahce, Lille, Rangers, Malmo, Sparta Pragë, Dinamo Zagreb apo Young Boys Bern.

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys Bern në Play Off të Ligës së Kampionëve do të takohet me kampionët e Turqisë, Galatasaray.

Dinamo Zagreb ku luan Arbër Hoxha pret fituesin e duelit Qarabag – Ludogorets, derisa fituesit e dueleve Midtjylland – FErencvaros – Slovan Bratislava – Apoel do të ndeshen mes vete.

Fituesi i duelit mes Jagiellonia – Bodo/Glimt në ‘Play-Off’ do të takohen me Crvena Zvezdën, derisa në Play-Off do të përballen edhe fituesit e dueleve Malmo-PAOK – Sparta Pragë – FCSB.

Lille dhe Fenerbahce do të takohen tani në rrethin e tretë, derisa fituesi i këtij dueli në Play-Off përballet me fituesin e duelit Slava Pragë – Union Saint-Gilloise.

Ndërkohë fituesi i duelit Dinamo Kiyv – Rangers do të përballen me fituesin e sfidës RB Salzburg – Twente.

Hidhet shorti për “Play Off”-in e Ligës së Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version