Mesfushori shqiptar Klaus Gjasula ka thënë se shpreson për kualifikim të Shqipërisë për fazën e ardhshme të Evropianit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 2, Gjasula e ka cilësuar si paraqitje të mirë, por ka shtuar se ndeshja ka mundur të fitohej.
“Kemi bërë paraqitje të mirë, në fund me gjithë fuqinë tonë luajtëm për të arritur rezultatin. 2 me 2 është në rregull. Me pak fat mund të kishim fituar, por gjithsesi është në rregull”, ka thënë ai.
“E dimë që ndeshja me Spanjën do të jetë e vështirë, por në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë Gjasula.
Heroi Gjasula me shpresë për kualifikim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.