Ekipi rumun i hendbollit “CS Minaur Baia Mare” do të përballet me Rahovecit në fazën e 16-të të Kupës së Evropës EHF (raundi i tretë). Dy ndeshjet janë caktuar për 23 dhe 30 nëntor, ndërsa takimi i parë do të zhvillohet në Rahovec, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Drejtori i Përgjithshëm ekipit rum, Liviu Bala ka bërë të ditur se kanë kërkuar masa të veçanta për këtë ndeshje, për shkak të asaj që ndodhi në Bukurosht mes Kosovës dhe Rumanisë në ndeshjen futbollistike të 15 nëntorit.

Ai shton se kanë ofruar që të dyja ndeshjet të zhvillohen Baia Mare në Rumani, por që kjo kërkesë s’është pranuar.

“Të shtunën në mëngjes kam rënë në kontakt me EHF-në, me presidentin e federatës. Ua shpjegova situatën që u krijua nga pikëpamja e motivimit në mediat kosovare, lidhur me ngjarjet në Bukuresht. Kemi kërkuar masa të posaçme mbrojtëse për këtë ndeshje, që të kemi një plan startues, në rast se ndodh diçka nga tifozët e tyre. I kemi ofruar që të dyja ndeshjet t’i luajnë në Baia Mare dhe nuk kanë pranuar, kanë 4000 njerëz në sallë, janë të lumtur. Presim një reagim armiqësor”, ka thënë ai.

Ndeshja KH Rahoveci – CS Minaur Baia Mare, në kuadër të xhiros së tretë preliminare të Kupës Evropiane të EHF, do të luhet të shtunën, nga ora 19:00 në Rahovec. Rikthimi është caktuar për datën 30 nëntor, nga ora 15:00, në Baia Mare.

/Reporteri.net/

Hendbollistët rumun kërkojnë masa shtesë për sigurinë e tyre në ndeshjen me Rahovecin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version