Mallkimi vazhdon. Harry Kane, edhe një herë, nuk ka fituar. Dhe në një karrierë të shkëlqyer, si për sa i përket golave, ashtu edhe fanellave të veshura, është dhe mbetet një njollë tepër e vështirë për t’u fshirë.

Në Olympiastadion në Berlin, Anglia humbi finalen e Europianit, pasi u mposht nga Spanja me rezultatin 2-1.

Tre Luanët humbën, ashtu si tre vjet më parë ndaj Italisë. Dhe Kane humbi.

Një tabu që tashmë ka qëndruar e patundur për trembëdhjetë vjet. Kjo do të thotë, që nga viti në të cilin Kane bëri debutimin e tij profesional në nivelin e ekipit të parë, me Leyton Orient, i huazuar nga Tottenham, në shumë vite karrierë, anglezi nuk ka ngritur asnjë trofe të vetëm.

– I humbi dy finale të Kupës
– E humbi finalen e Champions League
– E humbi finalen e EURO 2020
– E humbi finalen e Superkupës gjermane
– Nuk e fitoi Bundesligën me Bayernin
– E humbi finalen e EURO 2024

Harry Kane ende s’ka fituar një trofe në të gjithë karrierën e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version