
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka parë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet disa fotografive të postuara në Facebook.
Postimi i tij:
Bashkë me shumë qytetarë, në bjeshkën e bukur të Belegut, pamë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës.
Është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë natyrore dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë potencialin e madh për zhvillimin e turizmit dhe sportit të skijimit në vendin tonë.
Haradinaj përcolli nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.