Mesfushori Ilkay Gundogan pritet të qëndrojë te Barcelona pas ardhjes së kryetrajnerit gjerman Hansi Flick.

Ish-mesfushori i Manchester Cityt ka qenë kyç në formacionin e Xavit duke zhvilluar 54 ndeshje.

Ai ka realizuar pesë gola dhe 14 asistime në sezonin e tij debutues.

Atij i është ofruar mundësia që të largohet, por mediat spanjolle kanë raportuar se ai pritet të qëndrojë te klubi spanjoll.

Gundogan pritet të qëndrojë te Barça pas ardhjes së Flickut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version