Pep Guardiola i ka paralajmëruar kritikët e Erling Haalandit se “ai do t’ua mbyllë gojën”, pasi sulmuesi norvegjez realizoi golin vendimtar të Manchester Cityt ndaj Brentfordit në Premier Ligë të martën mbrëma.
Me fitoren 1 me 0, City është kthyer në pozitën e dytë në tabelë, me vetëm një pikë larg Liverpoolit.
“Nëse më duhet të zgjedh një sulmues, preferoj këtë që kam”, ka thënë Guardiola. “Kur isha i ri, më flisnin për sulmuesit, mos i kritikoni ata sepse do t’ua mbyllin gojën”, ka shtuar trajneri spanjoll.
“Herët apo vonë ai kthehet. Mungoi për dy muaj [shkaku i lëndimit]. Pastaj kishte një javë të vështirë sepse i vdiq gjyshja dhe nuk është e lehtë për të si qenie njerëzore”.
Guardiola nuk dëshiron kritika për Haalandin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.