Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se ka respekt të madh për Erik ten Hagun dhe beson se Manchester Unitedi sivjet ka vuajtur nga numri i madh i lëndimeve.
Dy klubet nga Manchesteri do të përballen të shtunën në finalen e kupës FA dhe menaxheri spanjoll ka komentuar gjendjen e Unitedit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Në klubet e mëdha si Unitedi dh City, kur nuk fitoni gjithmonë jeni në probleme. Do të isha në probleme sikur të mos fitonim”, ka thënë Guardiola në konferencën për media të mbajtur të premten.
“Ten Hag ka bërë punë të mira. Kam respekt të madh për punën e tij në të kaluarën dhe tani tek Unitedi. Pajtohem plotësisht kur e dëgjoj duke thënë se nuk e pati skuadrën e plotë dhe se kishte shumë lëndime”, ka shtuar spanjolli.
“Patën shumë probleme dhe kur kjo ndodhë menaxheri vuan shumë. Ekipi është shumë i mirë, por problemi është kur nuk e përdorni atë. Ky është disavantazhi më i madh”.
I pyetur nëse Ten Hagu është nën presion para finales, Guardiola ka shtuar: “Nuk e di. Shpesh është përparësi. Shpesh nëse e ndieni se jeni nën presion luani më mirë”.
Guardiola komenton situatën e Ten Hagut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.