Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka njoftuar për largimin e mesfushorit të njohur Nazmi Gripshi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se marrëveshja me futbollistin nga Shqipëria ka përfunduar.
Gripshi në këto katër vjet ishte njëri nga lojtarët kyç në suksesin e klubit të Ballkanit si në Superligë ashtu edhe në garat evropiane.
Faleminderit Nazmi Gripshi! Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij. Suksese Gripshi”, ka njoftuar klubi i Ballkanit në Facebook.
Gripshi te Ballkani ishte transferuar nga ekipi i Skënderbeut gjatë vitit 2020.
Gripshi largohet nga Ballkani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.