Granit Xhaka është shpallur futbollisti i vitit 2024 në Zvicër. Kjo është hera e katërt që Xhaka shpallet lojtari i vitit në Zvicër.

Ai nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin, por në vend të tij atë e pranoi trajneri, Murat Yakin, shkruan Blick, përcjell Reporteri.net.

Xhaka pati një sezon fantastik me Bajer Leverkusen ku fituan Bundesligën gjermane dhe shkuan deri në finalen e Ligës së Evropës.

Kapiteni i kombëtares helvetike pati po ashtu një paraqitje briliante edhe në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Kjo bëri që të mos vihej në diskutim se kujt do t’i takonte ky çmim.

Për mesfushorin me prejardhje nga Kosova, kjo është hera e tretë që e merr këtë epitet.

32 vjeçari e kishte arritur këtë sukses edhe në 2017-të dhe 2022./Klan Kosova

Granit Xhaka zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version