Granit Xhaka është duke e festuar titullin kampion në Bundesliga me familjen e tij.
Mesfushori shqiptar ishte i rrethuar nga nëna, babai, gruaja dhe vajzat e tij, pas përfundimit të ndeshjes mes Bayer Leverkusenit dhe Werder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë.
Ndeshja përfundoi 5-0 në të mirë të ekipit të Xhakës, me çka edhe arritën të kurorëzohen kampion pesë xhiro më herët se përfundimi i këtij sezonit.
Pas ndeshjes, Xhaka është takuar me familjen e tij, ndërsa babai i tij – Ragip Xhaka pati edhe një mesazh për Xabi Alonson.
“Xabi Alonso në histori të futbollit! ”, ka shkruar babai i Granitit në rrjetet sociale.
Ky është titulli i parë në histori të Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub.
Granit Xhaka takohet me familjen pasi fitoi titullin kampion në Gjermani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.