Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’i dhënë fund karrierës me Zvicrën.

Në llogarinë e tij në Instagram, Xhaka ka shpërndarë postimin e Shaqirit ku ai njoftoi për këtë vendim, derisa ka shkruar “faleminderit për të gjitha”, shkruan Reporteri.net.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares helvetike. Xhaka dhe Shaqiri për kohë të gjatë kanë luajtur së bashku te Zvicra.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri ka njoftuar sot se i ka dhënë fund karrierës te Zvicra.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet me Zvicrën dhe momente të paharruara. Është koha për t’i thënë lamtumirë ekipit nacional”, ka shkruar Shaqiri.

“Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri në Instagram.

Xherdan Shaqiri i jep fund karrierës te Zvicra

Granit Xhaka reagon pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’i dhënë fund karrierës me Zvicrën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version