Po bëhet gati një vit që Granit Xhaka nuk njeh humbje në nivel klubesh, përfshirë të gjitha garat.
Sezoni historik i Bayer Leverkusen me 49 ndeshje pa humbje deri tash, nënkupton se edhe mesfushori nga Kosova është i pamposhtur këtë sezon.
Në fakt, Xhaka nuk ka pësuar humbje në një ndeshje zyrtare që nga humbja 1:0 e Arsenalit në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, më 20 maj 2023.
31-vjeçari iu bashkua Leverkusenit në verën e vitit të kaluar, teksa vlerësohet si një nga më meritorët për arritjet e skuadrës gjermane këtë sezon.
Kapiteni i Zvicrës është paraqitur në 46 ndeshje deri tash. Përveç tjerash, ka kontribuuar me dy gola e tre asistime gjithashtu.
Bayer Leverkuseni ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë, teksa ka gjasa për ta mbyllur sezonin me tripletë, pasi është në finale të Ligës së Evropës dhe Kupës së Gjermanisë.
Granit Xhaka nuk njeh humbje gati që 1 vit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.